Fitorja e thellë ndaj Juventusit, vlerësohet maksimalisht Ismajli: Ia bëri të qartë Vlahoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 10:27

Fitorja e thellë ndaj Juventusit, vlerësohet maksimalisht Ismajli: Ia bëri të qartë Vlahoviçit

Empoli mori një fitore të thellë në kampionat, duke mundur me rezultatin 4-1 Juventusin. Titullar e nisi Ardian Ismajli, i cili u aktivizua për 90 minuta duke qenë edhe nga më të dalluarit në fushë.

ISMAJLI

Mediat italiane e vlerësojnë me 6.5 mbrojtësin e Kombëtares sonë, duke vënë në pah pozicionimin e tij  në mbrojtje dhe pamundësinë e Vlahoviç për t’u treguar i rrezikshëm para portës.

“Markim i ashpër, kërcënon Vlahoviçin dhe i vë kufij. Ia bën të qartë Vlahoviçit se nuk mund të kalojë në ato zona dhe së bashku me shokun e skuadrës, Luperton e bën të pakalueshme zonën e penalltisë”, shkruhet në vlerësimin për Ardian Ismajlin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"