Fitore karakteri për Çelsin ndaj Brajtonit, Poçetino: Ishte një ndeshje e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 21:39

Fitore karakteri për Çelsin ndaj Brajtonit, Poçetino: Ishte një ndeshje e çmendur

E ka quajtur një ndeshje të çmendur fitoren e Çelsit të tij 3- 2 ndaj Brajtonit, trajneri Mauricio Poçetino, i cili duke folur për “BBC” tha: “Një çmenduri! Ky është kampionati më i fortë në botë.

POCETINO

E nisëm mirë dhe po luanim mirë 11 kundra 11. Por ishte një pjesë e dytë e vështirë me një lojtar më pak. Brajtoni është një ekip shumë i mirë. Ne duhej të shkonim thellë, por shënuam golin e tretë me një lojtar më pak. Ekipi është i lodhur, ne të gjithë jemi të lodhur, por edhe të lumtur. Pas Njukasëllit ne duhej të tregonim një fytyrë tjetër.

Kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur. Në përgjithësi e merituam fitoren. Nuk mendoj se Gallager duhet të kishte lënë fushën. Më duhet ta shoh përsëri. Ne duhet ta kuptojmë arbitrin, por edhe ata duhet të na kuptojnë. Penalltitë? Është kaq e çuditshme mënyra sesi e përdorim ndonjëherë VAR-in”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"