Fillojnë spastrimet te Dinamo, ja kush janë lojtarët e parë që priten të largohen nga blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 12:32

Fillojnë spastrimet te Dinamo, ja kush janë lojtarët e parë që priten të largohen nga blutë

Kampionati nuk ka përfunduar dhe ende nuk mund të flitet me emra konkretë për largimet e verës. E megjithatë, është e kuptueshme që të parët që mund të shkëpusin marrëdhëniet janë ata që kanë qenë në stol gjatë gjithë sezonit.

dinamo

Nëse kanë qenë rezerva në Kategorinë e Parë, për ta do të jetë e pamundur të luajnë në Superiore. Mesfushori Sabien Lilaj ka pohuar se do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtë rrugë mund ta ndjekë edhe portieri Edvan Bakaj.

Patrik Fetaj dhe Realf Zhivanaj janë dy lojtarë të tjerë që javët e fundit kanë qenë kryesisht në pankinë. Në këtë grup mund të futet edhe ndonjë nga lojtarët e rinj, që nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"