EVENIMENTI/ Mbrëmje gala, edhe legjenda Garry Kasparov në Tiranë. Championsi i shahut në Shqipëri, shpallen kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 18:09

EVENIMENTI/ Mbrëmje gala, edhe legjenda Garry Kasparov në Tiranë. Championsi i shahut në Shqipëri, shpallen kampionët

Prej datës 30 shtator dhe deri më 7 tetor, për herë të parë në Shqipëri u mbajt Championsi i shahut. Një eveniment historik që solli në vendin tonë elitën europiane të sportit të mendjes, teksa Durrësi priti edicionin e 38-të të Kupës Europiane për klube dhe Kupën e 27-të Europiane të klubeve për femra.

10

Një ngjarje e jashtëzakonshme, me garat tepër emocionuese në qytetin bregdetar, që kulmoi me ceremoninë finale në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku u shpërndanë kupat, medaljet, diplomat dhe shpërblimet përkatëse. Në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet ishte i pranishëm edhe legjenda, Garry Gasparov. Mjeshtri i madh prezantoi librin “Jeta Imiton Shahun”. Një libër me strategji, taktika, këshilla, si dhe truket e shahut për t’u përdorur në jetën reale. “Makinat, nuk do t’i zëvendësonin kurrë qeniet njerëzore, pasi nuk mund të jenë krijuese. Kreativiteti, nuk ka të bëjë me përdorimin e njohurive ekzistuese, për të propozuar zgjidhjen më të mirë, të mundshme. Bëhet fjalë, për eksplorimin, provën dhe ndoshta, dështimin”, deklaroi ndër të tjera Kasparov.

11

Ndërkohë për sa u përket rezultateve, në radhët e meshkujve në vend të parë u rendit ekipi Offerspill Sjakklubb, ndërsa podiumi u plotësua nga Novy Bor dhe Gokturk Chess Sport Club. Për sa u përket femrave, kampione u shpall skuadra Superchess, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë u renditën përkatësisht Garuda Ajka BSK dhe SK Crvena Zvezda Data Driven Lab. Kështu në Tiranën ka ulur siparin një prej ngjarjeve më të mëdha sportive, për të cilën ka një meritë të madhe Federata Shqiptare e Shahut, me preisident Erald Dervishin, për lobimin e duhur për të sjellë në vendin tonë këtë aktivitet. Kampionati këtë vit shënoi numrin rekord në pjesëmarrje me 110 ekipe, nga 34 federata europiane.

 

FITUESIT

MESHKUJ

1.Offerspill Sjakklubb

2.Novy Bor

3.Gokturk Chess Sport Club

 

FEMRA

1.Superchess

2.Garuda Ajka BSK

3.SK Crvena Zvezda Data Driven Lab

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"