EURO 1996/ Nga Këpke te Shirer, mungon lojtari që u dha trofeun gjermanëve. Ja formacioni më i mirë i kompeticionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2024 | 19:10

EURO 1996/ Nga Këpke te Shirer, mungon lojtari që u dha trofeun gjermanëve. Ja formacioni më i mirë i kompeticionit

Në “Euro 1996” shumë fu tbollistë arritën të sh këlqejnë me kombëtaret e tyre dhe kjo justifikohet edhe me shpërndarjen e kombësive në formacionin më të mirë të kompeticionit. Në portë nuk kishte tjetër përveç Këpkes, heroit të triumfit të Gjermanisë.

856214-20306580-2560-1440

Një nga gardianët më të mirë në historinë e futbollit, sipas studimeve të shumta. Ndërkohë, në mbrojtje u përzgjodhën dy futbollistë nga Franca, të cilët u shndërruan në “makthin” e të gjithë sulmuesve kundërshtarë. Bëhet fjalë për Loran Blankun dhe Marsel Desajin, dy nga heronjtë e triumfit të “gjelave” dy vite më pas në Kupën e Botës. Ndërkohë, në këtë repart nuk kishte se si të mungonte Matias Zamer, shtylla e Gjermanisë kampione, i cili arriti të shënojë edhe dy gola vendimtarë gjatë turneut. Lojtari gjerman u përzgjodh edhe si më i miri i të gjithë kompeticionit. Edhe pse Italia u eliminua që në grupet e Evropianit, paraqitjet e Paolo Maldinit ishin aq të spikatura, sa ai meritoi 11-shën ideale.

MESFUSHA – Dieter Eilts apo “Alemao” i Gjermanisë ishte një nga futbollistë më energjikë dhe me të vështirë për t’u kaluar. Një zgjedhje e shkëlqyer e Berti Fogts. Lojtari i Verder Bremenit meritoi plotësisht një vend në formacionin më të mirë. Ndërkohë, në këtë repart nuk mungoi as “mushkëria” e Anglisë, Pol Gaskonj. Luftarak, i palodhshëm dhe inspirues, ai i bëri për vete të gjithë tifozët anglez, por nuk arriti të bëhet hero, për të drejtuar kombëtaren deri te fitorja. Lojtari tjetër ishte Karel Poborski. Një zbulim i Evropianit, pasi 24-vjeçari luante me Slavian e Pragës dhe ishte thuajse një anonim deri atëherë. Paraqitja mbresëlënëse në Evropian i dha mundësinë që të transferohet menjëherë te Mançester Junajtid.

SULMI – Rivaliteti më i madh ishte pikërisht për repartin e avancuar. I pari që nuk mund të mungonte ishte edhe golashënuesi më i mirë, Alan Shirer. Ndërkohë, edhe Hristo Stoiçkov shkëlqeu, pavarësisht se Bullgaria e tij u eliminua në grupe. Ai shënoi të tre golat për përfaqësuesen, por që nuk mjaftuan. Partneri tjetër në sulm ishte Davor Shuker, një bomber me shumë klas, i cili ishte pa diskutim lideri i Kroacisë. Pas Evropianit, ai veshi fanellën e Realit të Madridit.

bandicam 2024-06-10 19-02-34-552

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"