Erzeni tenton kthesën, Peposhi: Të mundim Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 14:41

Erzeni tenton kthesën, Peposhi: Të mundim Kukësin

Erzeni nuk ia doli do të merrte pikë në transfertën e Korçës, duke u rikthyer edhe një herë në zonën e ftohtë të tabelës.

ardit peposhi

Ndaj Skënderbeut skuadra shijakase pati mundësi të barazonte shifrat pas golit që pësoi, por sa për shënjestër të gabuar, aq edhe për meritë të kundërshtarit, humbi me shifrat minimale 1-0. Tashmë shijakasit kanë lënë pas gjithçka, duke u foksuar te ndeshja që luajnë të dielën ndaj Kukësit si pritës, pikërisht në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës. Për kapitenin Ardit Peposhi, është momenti që skuadra të bëjë kthesën. Në bisedën për “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë theksoi se në ekip ka pasur një rënie të entuziazmit.

“U nisëm drejt Korçës për një rezultat pozitiv. Jemi shumë të mërzitur për shkak se dolëm pa pikë. Me pak kujdes, do merrnim minimalisht një barazim. Sigurisht, ajo ndeshje tashmë kaloi, por la gjurmë mes nesh, edhe pse lufta vazhdon. Kemi një ndeshje përballje të rëndësishme kundër Kukësit. Ata janë një ekip që kanë zhvilluar lojëra të mira në këtë fazë të dytë, por ne po i bëjmë llogaritë tona për tri pikë, pa marrë parasysh asgjë. Prioriteti ynë kryesor është largimi me çdo kusht nga rezultatet e paqëndrueshme nga java në javë. Jemi një skuadër që kemi forcë karakteri dhe grupi, për t’i kapërcyer situata të tilla”, deklaroi Peposhi, i cili këtë herë përballet kundër vendlindjes, pasi origjina e tij është nga Kukësi, në një kohë që është kapiten i Erzenit.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"