“Ëndërroj Kampiontin Europian”, sulmuesi i Italisë Retegui: Fanella blu është gjëja më e rëndësishme që më ka dhënë jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 20:46

“Ëndërroj Kampiontin Europian”, sulmuesi i Italisë Retegui: Fanella blu është gjëja më e rëndësishme që më ka dhënë jeta

Sulmuesi italo-argjentinas Mateo Retegui , para se të nisej për në kampin stërvitor në Gjermani me kombëtaren e trajnerit Luçiano Spaleti, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të Xhenoas, duke përshkruar të gjitha emocionet e tij. Këto janë fjalët e sulmuesit:

RETEGUI-1024x682

“Nga 1 deri në 10, si jam për momentin? 10. Jam stërvitur dhe përgatitur shumë për t’i bërë gjërat mirë me Xhenoan, por gjithmonë kam ëndërruar për kombëtaren dhe për të shkuar në Kampionatin Evropian. A e imagjinoj të shënoj një gol të rëndësishëm? Po, gjithmonë me këmbë në tokë dhe me përulësi e shoh veten duke luajtur dhe duke shënuar shumë gola me ekipin kombëtar.

Ëndrra më e madhe? Duke luajtur Kampionatin Evropian, e kam thënë shumë herë dhe shumë kohë më parë. Grupi? Mendoj se është një grup i fortë, por me këmbët në tokë dhe me përulësi jemi Italia, kampionia e fundit e Europës dhe me katër Botërorë të fituar. Ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe t’i bëjmë gjërat mirë, gjithmonë me përulësi dhe le të shkojmë dhe të kemi një kampionat të madh evropian”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"