EMRI/ I dënuar për mashtrim, arrestohet te Komuna e Parisit ish-trajneri i futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 22:22

EMRI/ I dënuar për mashtrim, arrestohet te Komuna e Parisit ish-trajneri i futbollit

Një shtetas 55-vjeçar, Shpëtim Hyseni, është arrestuar në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë gjatë ditës së sotme.

football-crime-600x381

Mësohet se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu bëhet me dije se 55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"