EKSKLUZIVE/ Ndryshime te Besëlidhja, zyrtarizohet një emër i njohur në pankinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 18:24

EKSKLUZIVE/ Ndryshime te Besëlidhja, zyrtarizohet një emër i njohur në pankinë

Besëlidhja ka gjetur shumë shpejt trajnerin e ri për ta drejtuar në vijimin e këtij edicioni në Kategorinë e Parë. Pas dorëheqjes së Nikolin Çoçllit, në pankinën e kësaj skuadre tanimë do të ulet një emër shumë i njohur si Artan Bano.

bano

Humbja që pësoi Besëlidhja të shtunën në stadiumin e saj ndaj Korabit, detyroi trajnerin Nikolin Çoçlli që të jepte dorëheqjen pas sfidës, duke shpresuar që një frymë e re të ndihmonte skuadrën për të dalë nga situata aktuale pasi është shumë larg pritshmërive që kishte për këtë ekip.

Klubi ka gjetur akordin me Artan Banon dhe ky i fundit është prezantuar sot para skuadrës nga zv.presidenti Xhulio Noka. I pranishëm ka qenë edhe ish-trajneri Nikolin Çoçlli, i cili do të ndihmojë në “tranzicionin” sa më të shpejtë dhe përshtatjen e Banos me skuadrën e re. Aktualisht Besëlidhja ndodhet në vendin e 14 në renditje, të fundit në Kategorinë e Parë, me vetëm 10 pikë pas 13 ndeshjesh të zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"