EKSKLUZIVE/ Largime dhe histori “hot”, kaos te Tirana e volejbollit të femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 8:10

EKSKLUZIVE/ Largime dhe histori “hot”, kaos te Tirana e volejbollit të femrave

“Tërmet” te Tirana e volejbollit të femrave. Vetëm disa ditë para finales së Kupës, trajneri Hasan Gurabardhi është larguar nga drejtimi i skuadrës.

hujui

“Panorama Sport” mëson se Gurabardhi dhe klubi bardheblu kanë mbyllur bashkëpunimin, me Tiranën që merr një goditje të fortë në momentin kyç të sezonit, ndërsa të dielën kryeqytetaset do të zbresin në parket për finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut. I kontaktuar nga gazeta, trajneri Gurabardhi nuk ka preferuar të japë detaje, teksa ka bërë të ditur se largimi ka ardhur për arsye personale.

Kujtojmë që trajneri e kishte marrë drejtimin e vajzave bardheblu verën e kaluar, ndërsa pas disa luhatjeve të fillim-sezonit, Tirana po kalonte një formë të shkëlqyer në fazën e dytë, duke qenë brenda të gjitha objektivave, me një vend të sigurt në “play off”- in e kampionatit, e kualifikuar në finalen e Kupës si dhe mbërriti gjithashtu në gjysmëfinalen e Ligës Gjergj Kastrioti. Aktualisht ekipi ndodhet pa trajner, me vajzat bardheblu futen kështu me një handikap të madh në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

PRAPASKENAT – Ndonëse trajneri Gurabardhi deklaroi shkurtimisht se largimi i tij nga Tirana ka ardhur për arsye personale, “Panorama Sport” ka zbuluar nga burime pranë skuadrës se tekniku ka pasur vazhdimisht mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.

Ndërkohë, së fundmi një tjetër çështje që dyshohet se e ka krisur edhe më tepër marrëdhënien, duke ndikuar negativisht edhe në harmoninë brenda ekipit, ka të bëjë me një histori me nuanca rozë mes lojtareve. Gazeta mëson se ka patur festa “hot” të shfrenuara mes volejbollisteve dhe volejbollistëve të huaj bardheblu në ambientet ku lojtarët e Tiranës janë të akomoduar. Një situatë që dyshohet të ketë patur ndikim në skuadër dhe deri në vendimin e trajnerit Gurabardhi për t’u larguar.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"