EKSKLUZIVE/ Kukësi mbetet pa trajner, Skënder Gega e mbyll me verilindorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 16:30

EKSKLUZIVE/ Kukësi mbetet pa trajner, Skënder Gega e mbyll me verilindorët

Merr fund shumë më shpejt se sa mendohej aventura e dytë e Skënder Gegës në pankinën e Kukësit. “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri i ka dhënë sot lamtumirën klubit verilindor, pak orë pas një mbledhje me presidentin Safet Gjici i cili i ka bërë “rreshtoren” ekipit pas mungesës së fitoreve në katër ndeshjet e para.

gega

Trajneri ishte shprehur vazhdimisht se do të merrte përgjegjësitë për mungesën e rezultateve dhe duket se kështu ka ndodhur, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në pankinën e skuadrës e cila pas dy barazimeve e dy humbjeve, është ajo që mbyll renditjen e kampionatit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"