Egnatia s’ka fituar kurrë në Durrës, Tetova me mungesa ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 14:08

Egnatia s’ka fituar kurrë në Durrës, Tetova me mungesa ndaj Teutës

Egnatia është rikthyer në kompleksin sportiv në Lekaj për të vijuar përgatitjet për sfidën që do të ketë me Teutën në Durrës, pikërisht të hënën në orën 17:00. Trajneri Edlir Tetova, bashkë me ndihmësin e tij, Julian Brahja, kanë zhvilluar dje një seancë të lehtë, që nisi me disa ushtrime atletike dhe u mbyll me një ndeshje kontrolli mes grupit.

382228299_287713800713254_6538839684793067371_n

Ajo që ra në sy ishte mungesa e Arbenit Xhemajlit. Qendërmbrojtësi që luajti vetëm 45 minuta kundër Vllaznisë, mësohet se ka ënjtje në kavilje dhe po bën terapi intensive, në mënyrë që të mos humbasë ndeshjen e radhës. Gjithçka do të shikohet në dinamikë dhe rikthimi në stërvitje me grupin i mbrojtësit ende nuk dihet. Xhemajli ka rezultuar një titullar fiks tek Egnatia, duke luajtur të gjitha sfidat nga minuta e parë, me përjashtim të përballjes hapëse me Skënderbeun, ku kosovari nuk u grumbullua.

Gjithsesi, janë dy alternativa për të zëvendësuar Xhemajlin nëse ai nuk ia del të jetë i gatshëm për transfertën durrsake. Hysen Memolla dhe Stiven Janku janë gati për t’u kthyer titullarë, ndërsa më i avantazhuar duket i pari, i cili luajti edhe në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Nga ana tjetër, edhe Janku ka shanset e tij, pasi është qendërmbrojtës tipik, ndryshe nga Memolla, që rolin e tij natyral e ka në krahun e majtë të prapavijës.

TEUTA, SI MACE E ZEZË Egnatia shkon në Durrës për t’u përballur me Teutës së vendit të fundit si kryesuese, por edhe si skuadra e vetme, e cila nuk njeh humbje në transfertë. Megjithatë, ekipi i Edi Martinit di si fitohet kundër rrogozhinasve. Këtë e tregojnë shifrat, të cilat janë frikshëm në favorin e bregdetarëve. Në 13 takimet e luajtura në elitën e futbollit shqiptar mes tyre, Teuta ka 10 fitore dhe 2 barazime, ndërsa Egnatia triumfin e vetëmme shifrat 2-1, e ka arritur në fushën asnjanëse të Elbsanit tri sezone më parë.

Vetëm kundër Teutës, skuadra e Edlir Tetovës nuk ka fituar asnjëherë në “Arena Egnatia”, ndërsa ndaj të gjitha klubeve të tjera të Superiores, ka arritur të paktën një triumf në shtëpi. Interesant është fakti se edhe disfata e fundit në kampionat e rrogozhinasve, që daton më 1 tetor 2023, është pikërisht ndaj Teutës, me shifrat 0-1. Edhe pse përballë do jenë dy ekipet e ekstremeve në tabelë, ky duel pritet të jetë i rivalizuar, pasi Teuta do të kërkojë kthesën pas ecurisë negative, në një kohë që më parë do të luajë nesër ndeshjen e prapambetur ndaj Partizanit.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"