Egnatia barazon në testin me Ruzomberok, debutojnë afrimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 15:12

Egnatia barazon në testin me Ruzomberok, debutojnë afrimet

Egnatia vijon përgatitjet në Slloveni për të qenë gati për duelin e raundit të parë në Champions League. Dje Egnatia ka zhvilluar një takim miqësor kundër sllovakëve të Ruzomberok, e përfunduar me rezultatin 2-2. Për Egnatian ka debutuar në këtë takim miqësor sulmuesi Bakajoko, i cili nuk është prezantuar ende në formë zyrtare.

egnatia

Lojtari nga Bregu i Fildisht ka lënë përshtypje pozitive te stafi teknik. Trajneri Edlir Tetova ka luajtur me modulin 4-3-3. Pjesa e parë, edhe pse është dominuar nga Egnatia sa i takon mbajtjes së topit, sllovak ka arritur të shënojë dy gola me Çobot në të 16-ën dhe Krien në të 39- ën. Në fraksionin e dytë minuta mori edhe Lushkja, Drame, Gjata, Lubas dhe Ahmetaj, që më energjinë e tyre ndryshuan ekuilibrat e sfidës. Falë depërtimeve nga krahët, Ndreca dhe Fangaj kanë shënuar dy golat për kampionët e Shqipërisë. Një ndeshje e interpretuar mirë nga Egnatia, e cila përtej rezultatit, ka dhënë shenja të mira përpara përballjes që do të luajë me boshnjakët e Borac Banja Luka.

TETOVA – Pas ndeshjes, për “Panorama Sport” foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, i cili u duk i kënaqur me afrimet dhe lojën. “Ishte ndeshje me dy tablo. Në të parën u ndëshkuam nga dy episode të evitueshme. Reaguam në pjesën e dytë, kur dominuam në të gjitha aspektet. U munduam të sulmojmë nga krahët dhe falë inkursioneve, shënuam me Ndrecën dhe Fangajn. Jam i kënaqur në tërësi me ekipin. Kam marr sinjale të mira nga Bakajoko, i cili ka vetëm dy ditë që është bashkuar me ekipin. Ndeshje pozitive zhvilluan mbrojtësi Alijev dhe mesfushori Lushkja. Do të zhvillojmë edhe tri miqësore të tjera. Me kalimin e ditëve do të na bashkohen edhe lojtarët e tjerë që priten të vijnë”, tha Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"