E nxorën jashtë Champions me dënimin e rëndë, reagon Juventusi: Jashtëzakonisht të penalizuar, e apelojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 21:12

E nxorën jashtë Champions me dënimin e rëndë, reagon Juventusi: Jashtëzakonisht të penalizuar, e apelojmë

Klubi i Juventusit ka reaguar nëpërmjet një komunikate të shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale, pak minuta pasi Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit, vendosi që ta dënonte me heqjen e  10 pikëve në renditjen e kampionatit aktual.

juventus

Bardhezinjtë kanë bërë të ditur se pas këtij vendimi, që i nxjerr përsëri jashtë zonës së Ligës së Kampioneve, klubi rezervonte të drejtën që ashtu si pak muaj më parë, të apelonte vendimin në Kolegjin e Garancisë në Komitetin Olimpik Italian, i cili ktheu për rigjykim çështjen në rastin e parë.

“Klubi i Futbollit Juventus mban shënim atë që u vendos pak më parë nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për vlerësimin e një apeli të mundshëm në Kolegjin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e sanksioneve që duket se nuk marrin parasysh parimin e proporcionalitetit.

Duke mos anashkaluar nevojën e shpejtësisë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të gjykohen nga gjyqtari natyral”, shkruhej në komunikatën e Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"