E goditën apo aksident? Legjenda e shahut botëror përfundon në koma mes misterit në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2022 | 18:42

E goditën apo aksident? Legjenda e shahut botëror përfundon në koma mes misterit në Rusi

Dashamirësit e shahut janë tronditur kur kanë mësuar lajmin se legjenda e këtij sporti, rusi Anatoli Karpov, ka përfunduar në koma në spital pas një incidenti të mistershëm.

YFTU24RJL5KGRKFL4ZZIHSCDI4 (1)

Shahisti 71-vjeçar, i cili është njëkohësisht edhe deputet i partisë së Vladimir Putin në Dumën ruse, është konfirmuar se ka një dëmtim në kokë, një frakturë më saktësisht, ndaj është i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin “Sklifosovski” të Moskës.

Përtej tronditjes që ka sjellë ky lajm për një nga figurat më të njohura të këtij sporti, ekziston edhe misteri rreth mënyrës se si ndodhi ky dëmtim i i Karpov. Vajza e tij, Sofia, ka deklaruar se ishte një incident në shtëpi, duke lënë të kuptohet se ai është rrëzuar dhe ka pësuar këtë dëmtim në kokë. Ndërkohë, në “Telegram” në Rusi u përhap lajmi se ai ishte dërguar pa ndjenja në spital të shtunën, me një dëmtim të dukshëm në kokë dhe nën efektet e alkoolit.

Burimet zyrtare e mohojnë këtë mundësi, por ndërkohë, shefi i Lëvizjes së Sipërmarrësve Ruse, Andrei Kovalev, deklaroi se gjendja e tij ishte kritike. “Lutemi për shëndetin e tij, shpresoj që të kapet agresori”, tha ai në deklarata që janë publikuar në mediat ruse, duke rritur edhe më shumë misterin rreth situatës që çoi në gjendjen e Karpov.

Karpov ishte mbajtësi i titullit botëror nga viti 1975, deri në vitin 1985, duke fituar më shumë se 160 turne në karrierën e tij dhe duke qëndruar për 38 vite në renditjen e 100 më të mirëve në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"