E bujshme nga Italia/ Po shkëlqen në Europian, Napoli i Antonio Kontes kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 23:55

E bujshme nga Italia/ Po shkëlqen në Europian, Napoli i Antonio Kontes kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani po bën një performancë të shkëlqyer në Europian duke luajtur 180 minuta në të dyja sfidat, me Italinë dhe Kroacinë.

ramadani

Mediat italiane raportojnë se Napoli dëshiron shërbimet e futbollistit. Ai pëlqehet shumë nga napolitanët dhe mund të jetë i dobishëm për mënyrën e lojës së Antonio Kontes.

Ndërsa orët e fundit Leçe ka zyrtarizuar blerjen e Balthazar Pierret një mesfushor që mund ti zërë vendin Ramadanit.

Pritet të shohim se çfarë do të ndodh ditët në vijim dhe nëse ky transferim do të ndodhte do të ishte një lajm i mirë për mesfushorin e Shqipërisë i cili do të trajnohej nga një trajnerët më të mirë të futbollit, Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"