E BUJSHME/ Mediat britanike e bëjnë të sigurt, Hamilton lë Mercedesin për t’iu bashkuar… Ferrarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 11:06

E BUJSHME/ Mediat britanike e bëjnë të sigurt, Hamilton lë Mercedesin për t’iu bashkuar… Ferrarit

E ardhmja e Luis Hamilton te Mercedes është ende në pikëpyetje, duke parë që mes palëve ende nuk ka asnjë kontakt për rinovimin e kontratës.

Lewis-Hamilton-saluta-tennispress.it-20230204

Siç bën me dije “Daily Mail”, britaniku mund të bashkohet me Ferrarin në sezonin e ardhshëm, me skuderinë italiane që i ka ofruar plot 40 milionë paund 7-herë kampionit të botës.

Sipas prestigjiozes britanike, “Kokëkuqja” beson se Hamilton mund të rikthejë dhe njëherë titullin kampion në Itali dhe gjithashtu kërkon që britaniku të thyejë rekordin e Mikael Shumaker në ngjyrat e veta.

Kjo gjë do të sillte sakrificën e pilotit të parë të Ferrarit, Sharl Lëklerk. Monegasku është përfolur kohët e fundit se mund të largohet nga Ferrari këtë sezon dhe se gjithashtu ka nisur bisedimet me Mercedesin.

Ky do të ishte një shkëmbim i mirë mes palëve, ku të dyja skuderitë do të merrnin atë që donin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"