E ardhmja e Nejmar është larg PSG-së, braziliani nis kontaktet me klubin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 9:46

E ardhmja e Nejmar është larg PSG-së, braziliani nis kontaktet me klubin e Premier Ligës

Nejmar po kalon një moment jo të mirë në Francë, duke qenë se ka kundër tifozët e skuadrës së tij. Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, sulmuesi brazilian është dëmtuar shpesh herë këtë sezon dhe më parë, duke bërë që të mos tregojë më të mirën e tij.

mbape nejmar

“L’Equipe” ka raportuar ditën e sotme se futbollisti ka nisur kontaktet me klubin e Mançester Junajtid. PSG kërkon që ta shesë futbollistin, i cili në fakt nuk e ka justifikuar aspak shumën të cilën francezët kanë paguar drejt Barcelonës për shërbimet e tij.

Ditët në vijim, pritet që të ketë edhe takime mes drejtuesve të të dyja klubeve për të vendosur të ardhmen e brazilianit. Mes të tjerash, shtohet se Mbape do të jetë ai i cili do të vendosë për merkaton e PSG-së dhe do të ketë të drejtën e fjalës për të kërkuar të rinj ose për të bërë largime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"