Dy futbollistë të rëndësishëm bashkohen me grupin, ja situata te Italia në prag të duelit me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 21:44

Dy futbollistë të rëndësishëm bashkohen me grupin, ja situata te Italia në prag të duelit me Shqipërinë

Dy mesfushorët Nikolo Barela dhe Nikolo Faxholi janë bashkuar me skuadrën e Italisë në stërvitje pasditen e kësaj të enjteje. 

66637d2d5f31e.r_d.1178-489-2873

Mediat italiane raportojnë se dy lojtarët në fjalë kanë lënë pas problemet fizike dhe kanë punuar me grupin dy ditë para ndeshjes së parë ndaj Shqipërisë. 

Të dy lojtarët kishin zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa sot u bashkuan me pjesën tjetër të ekipit. 

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse trajneri Luçiano Spaleti do i aktivizoje nga minuta e parë në ndeshjen kundër Shqipërisë. Vlen të theksohet se stërvitja e sotme u Italisë u zhvilluar, me dyer të mbyllura në stadiumin “Iserlohn”. 

Mesfushori i Interit është rikuperuar, ndërsa mesfushori i Juventusit ende ndjen një shqetësim në gju dhe mund të mos jetë i disponueshëm të shtunën. Vendimi do të merret nesër, pas përfundimit të seancës së pasdites. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"