Dueli me Tomorin, Luzi ka shansin për t’u rimëkëmbur në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 12:06

Dueli me Tomorin, Luzi ka shansin për t’u rimëkëmbur në shtëpi

Pas fitores tenistike në Burrel, Luzi 2008 iu kthye avazit. Nuk e kaloi dot Flamurtarin në transfertë, ndonëse zhvilloi një lojë të mirë dhe shanset i kishte për të marrë pikë.

LUZI

Sot kthehen në shtëpi dhe qëllimi është vetëm fitorja. Shihet si mundësia më e mirë për të reaguar dhe rimëkëmbur, derisa ka përballë një ekip që nuk po ngre dot kokë prej tetë javësh. Është një duel mbijetese dhe janë “të dënuar” për ta fituar.

Skuadra ka vijuar përgatitjet nën drejtimin e Nertil Ferrajt dhe Gëzim Bushit, të dy drejtues në klub. Pas dorëheqjes së Xhevahir Kapllanit, presidenti nuk ka preferuar ta zëvendësojë. Në klub shprehen se nuk kanë dashur të nxitohen me këtë pjesë.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"