“Duam të shpërblejmë tifozët tanë”, Magani: Fitorja ndaj Lushnjës, dhurata më e mirë për përvjetorin e 97-të të Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 11:29

“Duam të shpërblejmë tifozët tanë”, Magani: Fitorja ndaj Lushnjës, dhurata më e mirë për përvjetorin e 97-të të Besës

Besa ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për të pritur Lushnjën. Verdhezinjtë janë të cunguar në këtë 90-minutësh, teksa zyrtarisht janë të padisponueshëm Perja, Reçi, Osma e Veriu.

MAGANI

Sikur të mos mjaftojnë këto 4 mungesa, kavajasit do të luajnë me stadium të mbyllur, pas dënimit të dhënë nga Disiplina. Përtej të gjithave, Gugash Magani pret fitore dhe këtë e quan si dhuratën më të mirë për ditëlindjen e 97-të të klubit.

“Besoj se një fitore ndaj Lushnjës do të ishte dhurata më e mirë për përvjetorin e 97-të të Besës. Do të jetë një sfidë e vështirë mes dy klubesh rivale të vjetra dhe me përbërje mjaft të mira. Ne do të hyjmë në fushë me dëshirën për fitore, përtej mungesave që ndodhin gjatë një sezoni. U kam kërkuar futbollistëve të sakrifikojnë në këtë sfidë edhe si shpërblim për tifozët që përsëri do të na mungojnë. Më vjen shumë keq që ata sot nuk do të kenë mundësi të na mbështesin në stadiumin tonë”, përfundoi trajneri për gazetën.

F.FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"