“Dua një Roma-Juventus në finale”, Toti është i bindur: Murinjo mbetet numri një, kemi lindur për të vuajtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 17:08

“Dua një Roma-Juventus në finale”, Toti është i bindur: Murinjo mbetet numri një, kemi lindur për të vuajtur

Françesko Totit i është bërë një statujë me 70 mijë tulla Lego dhe u prezantua ditën e sotme në kryeqytetin e Italisë.

TOTI 1

Në përurimin e statujës, ka folur ish-kapiteni i Romës i cili u ndal te Liga e Europës dhe Murinjo. Toti e konsideron Murinjon numrin një në botë duke u shprehur se do të donte edhe një finale Juventus – Roma në finale.

“Po flasim për një trajner të madh, një nga trajnerët numër një në botë, kështu që duhet që të bëhet e pamundura që të mbahet në shtëpi një trajner si ai. Për të fituar, duhet numri një. Ne kemi lindur për të vuajtur. Tani jemi duke pritur për ndeshjen e dytë ndaj Leverkusenit dhe shpresojmë të marrim atë që të gjithë duam. Në finale dua Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"