“Donim të fitonim ndeshjen”, Asllani: Ishujt Faroe erdhën për të bërë luftë, barazimi është ok

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 23:42

“Donim të fitonim ndeshjen”, Asllani: Ishujt Faroe erdhën për të bërë luftë, barazimi është ok

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani deklaroi se donin të fitonin por Ishujt Faroe erdhën në Shqipëri për luftë.

WhatsApp Image 2023-11-20 at 23.36.37

“Ne donim të fitonim ndeshen. Por Ishujt Faroe erdhën për të bërë luftë, na bëri presion shumë mirë dhe nuk gjetëm dot golin. Por shumë mirë që nuk pësuam se nganjëherë me këto ekipe ikin të gjithë para. Një barazim është ok. Nuk ndryshon asgjë, kush luan ka bërë mirë, duhet të vazhdojmë kështu e të jemi ekip siç kemi bërë. Do luftojmë të gjithë, secili për të mbajtur vendin, ata që nuk luajnë po stërviten mirë dhe kjo mban grupin mirë. Kishim pak hapësira, unë gjeta 2-3 herë Bajramin, kam humbur disa herë topin, por kur ekipet janë kaq të ngushta e mbrapa, është e vështirë për ne të futim topin dhe është më e lehtë të luajmë nga krahët” tha Asllani për “Super Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"