“Doni vërtet të luani në finale kundër Interit?”/ Zbulohen prapaskenat, si Pep Guardiola motivoi ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 22:20

“Doni vërtet të luani në finale kundër Interit?”/ Zbulohen prapaskenat, si Pep Guardiola motivoi ekipin

Pep Guardiola, përveçse një trajner i madh, është edhe një motivues i jashtëzakonshëm. Të mërkurën, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve që Siti luajti kundër Realit në “Etihad” ishte një tjetër rast për të nxjerrë në pah aftësitë e tij si një psikolog i madh.

Guardiola

Joan Patsi, drejtori sportiv i “City Football Group” dhe një nga njerëzit më të besuar të trajnerit, ka zbuluar në një intervistë për “RAC1” se cila ishte taktika e përdorur në këtë rast nga trajneri për të motivuar skuadrën e tij që të mundte Realin. Atij i mjaftoi një pyetje e vetme:

“A dëshironi vërtet të luani në finalen kundër Interit?” Një pyetje që ai e përsëriti disa herë, tashmë në dhomat e zhveshjes në “Etihad”, derisa detyroi përgjigjen unanime të lojtarëve të tij, pa dyshim pozitive. “Epo, ju tashmë e dini se çfarë duhet të bëni,” u përgjigj trajneri. Pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"