Dominimi i futbollit italian! Pesë klube në gjysmëfinale, më mirë se anglezët dhe spanjollët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 12:40

Dominimi i futbollit italian! Pesë klube në gjysmëfinale, më mirë se anglezët dhe spanjollët

Kupat e Europës duket se këtë sezon po flasin vetëm për skuadrat italiane, të cilat po tregojnë vlerat e tyre në arenën europiane.

teo barela

Me mbylljen e fazës çerekfinale të Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës, u përcaktuan dhe çiftet çerekfinale.

Në të tre kompeticionet europiane të këtij sezoni, shihen që në gjysmëfinale kanë arritur plot pesë skuadra, më shumë se çdo ligë tjetër.

Milani dhe Interi në Ligën e Kampioneve, Juventusi dhe Roma në Ligën e Europës dhe Fiorentina në Ligën e Konferencës.

Në vendin e dytë qëndrojnë Anglia dhe Spanja me nga dy skuadra në këto kompeticione.

Më pas Gjermania, Holanda dhe Zvicra përfaqësohen me nga një.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"