Do të përballet me Murinjon në finale, trajneri i Seviljas: E kam ndjekur nëpër stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 15:21

Do të përballet me Murinjon në finale, trajneri i Seviljas: E kam ndjekur nëpër stërvitje

Roma dhe Sevilja do të përballen në finalen e Ligës së Europës. Dy skuadrat tentojnë trofen e dytë më të rëndësishëm në Europë dhe përballë janë skuadra eksperte e këtij turneu si Sevilja dhe kundërshtari ekspert i finaleve, si Murinjo.

mendilibar murinjo

Për këtë finale, ka folur trajneri i skuadrës spanjolle, Joze Mendilibar i cili u shpreh se e njeh Murunjon si trajner pasi ka fituar më shumë ndërkohë që zbulon se dikur e ka ndjekur edhe në stërvitje.

“Kur ishte trajner i Realit shkonim për ta ndjekur në stërvitje disa herë. Me të kam folur pak, por më shumë flisja me Karankën dhe përgatitësin fizik. Do të luajmë kundër një trajneri që ka shumë eksperiencë ashtu si unë, por që ka fituar më shumë se unë”, u shpreh Mendilibar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"