Do të përballen në finalen e Champions-it, Interi i dërgon mesazh Mançester Sitit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 23:43

Do të përballen në finalen e Champions-it, Interi i dërgon mesazh Mançester Sitit 

Mançester Siti është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.  “Qytetarët” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4-0 ndaj Real Madridit, duke fluturuar drejt finales së Stambollit që do të zhvillohet më datën 10 qershor. 

INTER

Pas përfundimit të ndeshjes, Interi bëri një postim në faqen zyrtare në “Twitter”.   “Shihemi atje Mançester Siti”, shkroi Interi. 

Për sa i përket përballjes së sotme, ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë asnjë shans kampionëve në fuqi të Champions-it.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"