“Do rikthehemi në krye”, Frederiko Kieza: Jam akoma 26 vjeç, kam akoma kohë për të treguar veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2024 | 21:51

“Do rikthehemi në krye”, Frederiko Kieza: Jam akoma 26 vjeç, kam akoma kohë për të treguar veten

Frederiko Kieza është lojtari më i fortë që ka “arsenali” i kombëtares italiane, ku mos të harrojmë që ishte ndër lojtarët kyç të triumfit të tyre në Europianin e fundit, duke shënuar edhe një gol në gjysmëfinalen kundër Spanjës, që i çoi “axurrët” në finalen e madhe të “Wembley”-t.

Kieza

Së fundmi sulmuesi i Juventusit, ka folur për mikrofonët e UEFA-s, ku është shprehur që është gati të tregojë edhe njëherë vlerën e tij gjatë këtij kompeticionit:

“Qëllimi është të kthehem në krye. Jam akoma 26 vjeç dhe kam ende kohë të tregojë vlerat e mija.

Emocionet që më dha goli kundër Spanjës janë të papërshkrueshme. Ishte një gjysmëfinale shumë e vështirë, vuajtëm dhe arritëm në finale. Ishte një gol i mrekullueshëm. Tani duhet të fillojmë një turne të ri, me një grup të vështirë. Duhet të mendojmë për atë se çfarë bëmë në Europianin e fundit.

Bonuçi dhe Kielini ishin kampionë absolut, por pashë që në ekipin tonë ka lojtarë që mund të jenë kampionët absolut të ardhshëm. Kemi cilësi, jemi një grup i mirë. Ekipi dhe unë do të përqendrohemi të bëjmë futbollin që do trajneri dhe do mundohemi të shkojmë sa më larg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"