DISIPLINA/ Dënohet zyrtari i Vllaznisë, hapet hetim për dhunën në futbollin e femrave një javë pas ngjarjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 20:10

DISIPLINA/ Dënohet zyrtari i Vllaznisë, hapet hetim për dhunën në futbollin e femrave një javë pas ngjarjes

Komisioni i Disiplinës vazhdon si zakonisht traditën e zvarritjes së vendimeve për ngjarjet e rëndësishme në futbollin shqiptar. Kështu duket se do të ndodhë edhe me shfaqjen e turpshme në futbollin e femrave, ku kishte ngjarje të rënda dhune gjatë ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila u braktis.

komisioni-disiplina-fshf

Ndonëse ka kaluar një javë që nga ngjarja në fjalë dhe pamjet filmike të atyre momenteve qarkullojnë në rrjet, Komisioni i Disiplinës ka dalë sot me vendim zyrtar për “hapjen e një hetimi” për atë që ndodhi në këtë sfidë. Padyshim një vendim absurd që kujton se si zvarriten zakonisht ngjarjet e rënda në futbollin tonë, për të zbutur situatën derisa të largohet nga vëmendja e opinionit publik.

Dhe në vendimet të cilat u bënë publike nga “Shkodra Sport” para se të bëheshin nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, bie në sy se në fakt se janë trajtuar shumë çështje të tjera të dhunës në stadiume, edhe në kampionatet e moshave, por jo pikërisht ajo ngjarje e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv në Shqipëri.

VENDIMET

  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Ideal Lekiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KF Maliqi, Flavio Demollari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i KF Vllaznia U-16, Eugen Hebovija, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i FK Apolonia U-15, Kleron Allushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Vora U-19, Mattheu Hasrama, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i KF Shkëndija Tiranë U-19, Klejdi Sula, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Erzeni U-19, Dean Likmeta, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Çeljen e hetimit disiplinor mbi aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra.
  12. KF Egnatia U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër KF Vllaznia U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba te aplikohet ne masën 3 %.
  13. AF Elbasani U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kategoria e Parë U-17, kundër Flamurtari FC U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Apolonia, Etem Xhemali, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Ilirnik Prebibaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-14, Nohel Hasa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  17. Rrëzimin e kërkesës së Prestige MFC, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"