Disfata ndaj Hungarisë, flet Kimish: Dështuam, të fokusohemi tek Anglia!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 14:20

Disfata ndaj Hungarisë, flet Kimish: Dështuam, të fokusohemi tek Anglia!

Mesfushori bavarez, Joshua Kimish, nuk e mbajti dot përbrenda dëshpërimin pas humbjes së kombëtares gjermane ndaj asaj hungareze me rezultatin 0-1:

KIMISH 1

“Pjesa e parë nuk solli asgjë nga ajo çfarë ne kishim planifikuar në fazën përgatitore. Gabimet u bënë pjesë e pandalshme edhe në fraksionin e së dytës.

Prisja tjetër reagim, por që nuk erdhi dhe në fund ne e merituam humbjen.

Tashmë ta hedhim pas krahëve humbjen e të fokusohemi për sfidën ndaj Anglisë, pas tri ditësh, me shpresën e një loje më të mirë”, përfundoi 27-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"