Disfata me 4 gola ndaj Egnatias, trajneri Sedloski: Çfarë t’iu them?! Rrogozhinasit shumë të fortë, i kërkova skuadrës mos shpartalloheshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 20:34

Disfata me 4 gola ndaj Egnatias, trajneri Sedloski: Çfarë t’iu them?! Rrogozhinasit shumë të fortë, i kërkova skuadrës mos shpartalloheshim

Vllaznia u mposht nga Egnatia me rezultatin 0-4 në duelin e vlefshëm për javën e 31-të të Superiores. Një humbje kjo që tronditi skuadrën shkodrane. Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i kuqebluve, Sedloski, që ndër të tjera u shpreh:  

bandicam 2023-04-30 20-25-26-079

“Çfarë t’iu them. Fillimisht dua t’iu kërkojë ndjesë sportdashësve. Është një humbje e thellë. Për të gjithë është e vështirë, për lojtarët, për trajnerët. Këtë nuk e kam përjetuar. Dua të uroj Egnatian, kanë qenë me të vërtetë shumë të mirë. Rezultati është ky, të gjithëve në dhemb ky rezultat, nuk kam çfarë të them më tej. I kam thënë lojtarëve kur ishin 1-0 që mos shpartalloheshim. Në pjesën e dytë ndodhi siç kisha frikë. Kjo është ajo që mund të them për këtë ndeshje.  

Të gjithë kemi dashur të luajmë mirë, të fitojmë, por kishim një kundërshtar shumë të fortë. Qëllimin e tyre ata e realizuan, erdhën dhe morën 3 pikët. Kjo është e gjitha.  

Duhet të ndryshojmë diçka, iu kam thënë edhe lojtarëve pas ndeshjes. Duhen shumë gjëra që të ndryshojnë. Shpresoj që të arrijmë dhe të gjejmë lojën tonë. Tani është më e rëndësishme të marrim pikët, por nuk duhet të luajmë si në pjesën e dytë. Nuk jemi pozicionuar mirë, kundërshtari i shfrytëzoi të gjitha mundësitë. E thashë duhet të ndryshojmë diçka.  

Jam përpjekur sot që të luajmë me 2 sulmues. Gjithçka ka shkuar mirë, deri te pësimi i golit të parë. Jemi përpjekur në mesfushë që të luajmë me pasime. Deri në çastin e pësimit të golit, jemi mbajtur mirë në fushë. Ai gol na ka tronditur pak. Ka pasur minuta që të kthehemi dhe të luajmë të njëjtin futboll. Kur kemi pësuar golin e dytë, atëherë ka qenë e vështirë.  

Kemi pasur 2-3 ditë në dispozicion për të analizuar gabimet, iu kemi treguar lojtarëve ku kanë gabuar, por kundërshtari ka pritur, sot patëm gabime edhe më të mëdha. Një kundërshtar si Egnatia, nuk ta fal, ka kundërsulm të frikshëm dhe lojtarë të mirë në sulm, nuk mundëm t’i ndalonim. 

Gurishta dje në stërvitje ndjeu dhimbja. Sot më tha që ishte në gjendje për të luajtur. Në pushimin e pjesës së parë e pyeta dhe nuk ishte i aftë të luante”, u shpreh trajneri i Vllaznisë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"