Dinamo po bind me Mehmetin, trajneri i bluve: Jam i gëzuar që skuadra është në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 22:55

Dinamo po bind me Mehmetin, trajneri i bluve: Jam i gëzuar që skuadra është në…

Dinamo triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, falë golave të Andonit dhe Patrik Bardhit. Trajneri i bluve, Dritan Mehmeti, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, teksa ndër të tjera u shpreh:  

mehmeti

“Dua të falënderoj fillimisht çunat për shpirtin e garës që treguan, jo vetëm sot, por gjatë gjithë kohës kur po i trajnoj. Kanë treguar profesionalizëm të gjithë. 

Në një sukses kanë rendësi të gjitha faktorët, por kryesorët janë lojtarët. Gjithçka shkon për ta. 

Në pjesën e parë, në disa momente ishim dominues. Ishim më lart sa i përket zotërimit të topit. Shkuam më shpesh te porta. Pjesën e dytë duhet ta nisnim ndryshe. Laçi na dominoi 20-25 minuta. Skuadra krijon tension. Kjo edhe për meritë të Laçit, sepse ka elementë të mirë dhe cilësorë. Jam i gëzuar që skuadra është në ekuilibër dhe nuk pëson gol. Duhet të punojmë sepse kemi shumë gjëra për të përmirësuar. 

Kampionati është shumë i ngjeshur. Me një hap fals shkon te zona e kuqe. Është një kampionat i vështirë. Skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Duhet të jemi të përqendruar”, deklaroi Mehmeti. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"