Dikur transferonte Seferin, Totren dhe Tolin, klubi ukrainas kthehet në opsion edhe për Hasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 9:30

Dikur transferonte Seferin, Totren dhe Tolin, klubi ukrainas kthehet në opsion edhe për Hasanin

Për Florent Hasanin, veç atyre nga Azerbajxhani e Turqia, interesohen skuadra nga Kroacia apo Arabia, ndërsa së fundmi është edhe Ukraina. Më saktë, Vorskla Poltava. Klubi ukrainas e kërkon, por ende nuk ka një vendim konkret për shitjen e lojtarit në kampionatin ukrainas.

hasani

Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon që është i dyti në Shqipëri. Ai la Hungarinë për Superioren, por duket se shumë shpejt sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra të ndryshme.

Halili ka qenë gjithmonë i vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 janar 2024.

Kujtojmë që Vorskla Poltava ka transferuar nb verën e 2022-shit tre lojtarë nga Tirana, Taulant Seferin, Enur Totren dhe Ardit Tolin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"