Dëshmitar në turpërimin e Real Madridit dhe Botërorin e Mesit, përcaktohet gjyqtari i finales së Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 14:39

Dëshmitar në turpërimin e Real Madridit dhe Botërorin e Mesit, përcaktohet gjyqtari i finales së Championsit

Në datën 10 qershor do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Interit. Për këtë finale, UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë.

SITI INTER

Ndeshja i është besuar arbitrit polak, Simon Marçiniak, i cili kohët e fundit ka qenë një nga më të mirët në Europë dhe jo vetëm. gjyqtari polak ishte edhe pak ditë më parë në gjysmëfinalen Mançester Siti-Real Madrid, aty ku vendasit fituan me rezultatin e thellë 4-0.

Marçiniak ka një tjetër finale të madhe për të gjykuar, pas finales së Kupës së Botës në Katar, finale të cilën e fitoi Argjentina kundër Francës. Marçiniak e ka gjykuar dy herë Sitin dhe në të dyja ndeshjet, anglezët kanë fituar 4-0 ndaj Realit dhe 0-4 ndaj Fejnordit.

Ndërkohë, Interin e ka gjykuar në total në 7 ndeshje, nga të cilat ka dy fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Siti nën gjykimin e Marçiniak

Siti nën gjykimin e Marçiniak

Inter nën gjykimin e Marçiniak

Inter nën gjykimin e Marçiniak

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"