Dëshira “bombë” e Igli Tares për grupin në Europian, kërkon dy superfuqi dhe … Serbinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 22:25

Dëshira “bombë” e Igli Tares për grupin në Europian, kërkon dy superfuqi dhe … Serbinë

Igli Tare, ish-kapiteni i Kombëtares, gjatë hyrjes për në stadium për të parë ndeshjen e fundit kualifikuese të kuqezinjve ndaj Ishujve Faroe ka shprehur edhe një dëshirë për kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në grupin në Europianin e Gjermanisë. Në intervistën e dhënë para takimit për “Supersport” Igli Trare shprehu një dëshirë “bombë”, kau ai kërkon që Shqipëria  të ketë në grup dy superfuqi të futbollit botëror, Italinë dhe Gjermaninë, si dhe fqinjët e…Serbisë.

tare

I pyetur fillimisht për ndryshimin te Kombëtarja, Tare u përgjigj”

“Ngre kokën dhe shiko stadiumin, shiko infrastrukturën dhe gjithçka kuptohet. Pastaj fati që kemi një brez të artë. Një trajner i aftë që ka pasur mundësinë me marrë maksimumin dhe djemtë e talentuar që me mund dhe dëshirë kanë arritur këto suksese. Nuk ka arsye që të bëjmë krahasime brezash. Dihet mirë se në kohën tonë ne ndiznim drita e veturave për të bërë stërvitje”

Krahasimi me 2016-ën, kualifikimi i parë

“Ky ekip dhe këta djem janë krenaria shqiptare dhe jemi të gjithë tifozë të tyre. Shikohet dallimi si është festuar atëherë dhe tani. Nuk ka të krahasuar me 2016-ën. Kjo është një skuadër që ka një grup lojtarësh që vijnë nga klube me nivel. Nuk duhet t’u japin futbollistëve ngarkesë psikologjike”, vijoi Tare

Çfarë duhet të bëjmë në “Gjermani 2024

“E thashë ekipi nuk duhet vënë nën presion, por ama dy gjëra kërkohen nga ata. Ta shijojmë evenimentin dhe ta përfaqësojmë kombin në mënyrën më të mirë të mundshme si me ekipin në fushë, por edhe me tifozët në stadiume dhe jashtë tyre. Të luajmë me dëshirë dhe pse jo të pretendojmë për të kaluar grupin”, u shpreh ish-kapiteni kuqezi.

Kë dallon nga Kombëtarja

Kjo skuadër luan si bllok. Edhe pse Jasir Asani ka qenë determinues me golat e tij, sërish grupi dallon. Nga i pari deri tek i fundi meriton respektin tonë”.

Kë dëshiron Tare në grup në “Gjermani 2024”?

Fillimisht dua që të kualifikohet Italia. Pastaj në grup duq ë të kemi Italinë, Gjermaninë dhe Serbinë”

Mendimi për Silvinjon

“Fituesi ka të drejtë gjithmonë, kështu që edhe trajneri ka të drejtë se ka bërë zgjedhje që kanë qenë të diskutueshme në eliminatore. Por kur fiton, fituesi ka gjithmonë të drejtë pasi ka bërë zgjedhje të diskutueshme dhe në fund i ka dhënë të drejtë fusha dhe rezultati. Kam qenë afër me njerëz brenda ekipit dhe mendoj se do të ishte mirë që ti jepej qetësia trajnerit duke rinovuar dhe për të vazhduar projektin e botërorit të 2026-ës

E ardhmja e Tares?

“Kur jam në Itali më kërkoni këtu, kur jam këtu thoni kur do ju shikojmë atje. Kështu që më mirë të rri atje dhe të rrimë të gjithë rehat”, përfundoi ish-kapiteni i Kombëtares, Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"