Derbi në merkato për yllin më të ri të Italisë, Milani dhe Interi në garë për sulmuesin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:47

Derbi në merkato për yllin më të ri të Italisë, Milani dhe Interi në garë për sulmuesin e talentuar

Gjatë javëve të fundit, emri i Mateo Reteguit është përfolur shumë në Itali. Fillimisht për ftesën e Roberto Mançinit, pasi trajneri i kombëtares, i cili e grumbulloi për herë të parë me Italinë për dy kualifikueset e kampionëve të Europës, sot kundër Anglisë në Napoli dhe Maltës.

retegui

Por emri i talentit argjentinas me pasaportë italiane është lakuar edhe për merkaton. Sulmuesi i Tigres, i cili luan i huazuar te Boka, është lidhur shpesh me një interes nga klubi i Milanit.

Ndërsa tani mediat italiane flasin edhe për një interes të rivalëve zikaltër. “Tuttosport” parashikon një derbi të ri në merakto mes dy klubeve të Milanos për talentin 23-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"