Denveri finalisti i parë në Perëndim, Bostoni barazon Filadelfian në Lindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 9:38

Denveri finalisti i parë në Perëndim, Bostoni barazon Filadelfian në Lindje

 Në NBA vazhdojnë ndeshjet gjysmëfinale të Konferencave, ndërsa tashmë është dhënë edhe verdikti i parë, me Denverin që është kualifikuar për në finalet e Perëndimit. “Nuggets” fituan në transfertë ndaj Finiks me rezultatin 125-100, për ta mbyllur serinë 4-2, duke fluturuar kështu në finale.

filadelfia boston

Një ndeshje pa histori, e dominuar nga miqtë, që e merituan fitoren e kualifikimin. Tjetër paraqitje e jashtëzakonshme për Nikola Jokiç, i cili ishte protagonist absolut, duke realizuar sërish tripletë dyshifrore, me 32 pikë, 10 ribunde dhe 12 asiste, i mbështetur nga Mërrej me 26 pikë e Pope me 21 pikë. Për Finiks, Pein realizoi 31 pikë, ndërsa Durant 23, ndërkohë që zhgënjeu Buker me vetëm 12 pikë të shënuara në këtë takim.

Ndërkaq, në Konferencën e Lindjes, Bostoni barazoi 3-3 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Filadelfias, pas fitores 95-86 në takimin e gjashtë. Edhe pse “Sixers” luanin në fushën e tyre, nuk arritën ta shfrytëzojë këtë avantazh. Një ndeshje ku mbrojtja bëri diferencën për “Celtics”. Për Bostonin spikatën Smart me 22 pikë e Tatum me 19, teksa miqtë e mbyllën ndeshjen me vetëm 7 lojtarë të aktivizuar.

Për Filadelfian, Embiid e Maksei realizuan nga 26 pikë secili, por që nuk mjaftuan për t’u dhënë fitoren vendësve, të cilët eliminohen kështu nga “play off”-i, pa mundur që t’i prekin finalet.

“PLAY OFF”-GJYSMËFINALET

KONFERENCA E LINDJES
FILADELFIA – BOSTON 86-95 (3-3)
NJU JORK – MAJEMI (2-3)

KONFERENCA E PERËNDIMIT
FINIKS – DENVER 100-125 (2-4)
GOLDEN S – LEJKËRS (2-3)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"