“Dënimi i Dakut vendim i drejtë”, Shpëtim Duro: Ja avantazhet e Shqipërisë ndaj Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 20:52

“Dënimi i Dakut vendim i drejtë”, Shpëtim Duro: Ja avantazhet e Shqipërisë ndaj Spanjës

Shqipëria do të provojë të kalojë grupet e Europianit, teksa matematikisht mund të arrijë objektivin, edhe me një barazim ndaj Spanjës, synim ky i vështirë, pasi në këtë rast gjithçka do varej edhe nga skuadrat e tjera.

SHPETIM DURO

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në News 24, tregoi këndvështrimin e tij për këtë mundësi dhe për Spanjën.

Dënim i Dakut – Situata të tilla nuk tolerohen, sidomos kur është një eveniment i madh. Vendimi është i drejtë.

Kalimi i mundshëm me 2 pikë- Elementi pozitiv është fakti se kemi shënuar gola.

Sylvinho– Ai është entuziast për shkak të disa rezultateve të mira. Përformanca pozitive e kombëtares tonë deri më tani. Ka avantazh për ne sepse mungojnë 3-4 lojtarë te Spanja” – tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"