Dëmtimet në prag të Europianit, alarm fals te Spanja për dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 21:07

Dëmtimet në prag të Europianit, alarm fals te Spanja për dy titullarë

Stërvitja e dytë e skuadrës spanjolle në Pyllin e Zi me të 26 ndërkombëtarët në dispozicion nën komandën e Luis de la Fuente ka shkuar pa probleme. Skuadra vijon përgatitjet për debutimin kundër Kroacisë të shtunën e ardhshme.

spanja stervitjeeee

Lajmi pozitiv nga stërvitja e të martës ishte se Rodri Hernández, i cili mori një goditje në gju në seancën e parë në Gjermani dhe Dani Karvahal, i cili pësoi një tjetër dëmtim pas një përplasje të pavullnetshme, nuk kanë pasur asnjë shqetësim serioz.

Ata u ushtruan plotësisht dhe normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Për më tepër, të dy lojtarët parashikohen të jenë titullarë kundër Kroacisë në ndeshjen e parë të Spanjës në “Euro 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"