Postuar: Korrik 9, 2024 | 22:20
Daku bëhet gati për hapin e rëndësishëm në karrierë, klubi i Serisë A i bën ofertë zyrtare Rubin Kazanit
Mirlind Daku është gati të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve nga Rusia, nga “Match TV”, Rubin Kazan, që zotëron kartonin e sulmuesit, ka marrë një ofertë nga Kaljari që militon në elitën e futbollit italian. Sardët kanë bërë një ofertë zyrtare te skuadra ruse për sulmuesin shqiptar.
Në sezonin e kaluar, Daku ishte një nga lojtarët më të spikatur te Rubin Kazan, aty ku në 33 ndeshje të zhvilluara, realizoi 10 gola.
Sulmuesi shqiptar është nën kontratë me rusët deri në vitin 2026, por nëse Kaljari plotëson pritshmëritë ekonomike të Rubinit, atëherë 26-vjeçari mund të transferohet në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"