Çinari “driblon” shkodranët, firmos me skuadrën armene. Vllaznia zbarkon në Bosnje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 10:31

Çinari “driblon” shkodranët, firmos me skuadrën armene. Vllaznia zbarkon në Bosnje

Ekipi i Vllaznisë është nisur mëngjesin e djeshëm drejt Bosnje-Hercegovinës për të zhvilluar atje pjesën me intensive të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohen muajin e ardhshëm.cinariKuqeblutë kanë zgjedhur sërish qytetin e Medjugorjes për t’u akomoduar. Edhe verën e kaluar Vllaznia zgjodhi Medjugorjen për stërvitje dhe fakti që mbeti e kënaqur, ka bërë që skuadra ta zgjedhë sërish këtë vend për stërvitje. Me ekipin mësohet se kanë udhëtuar 27 futbollistë dhe pritet që braziliani Jago, mbrojtësi i majtë, të bashkohet me ekipin në Bosnje. Mësohet se skuadra shkodrane do të qëndrojë atje për dy javë, ndërsa gjatë kësaj periudhe stafi teknik ka në plan edhe zhvillimin e dy apo tri ndeshjeve miqësore. Mbeten për t’u mësuar edhe emrat e kundërshtarëve dhe datat kur do të luhen.

ÇINARI – Eraldo Çinari, ish-futbollisti i ekipit të Shkëndijës së Tetovës, ka zgjedhur një tjetër skuadër jashtë Shqipërisë për të vijuar karrierën e tij. Prej disa javësh sulmuesi ka qenë një nga emrat e lakuar të merkatos në vendin tonë. Për shkodranin u diskutua shumë për një rikthim në kampionat te skuadrat, ku edhe u bë i njohur, Vllaznia dhe Partizani. Konkretisht, Vllaznia kishte shprehur hapur interes për të rikthyer në skuadër 27-vjeçarin dhe kishte zhvilluar biseda me agjentët e tij.

Gazeta mëson se shkodranët ofruan deri në 10 mijë euro në muaj për ta bërë të tyrin sulmuesin. Por dëshira e Çinarit ishte ta vijonte karrierën jashtë rajonit dhe kështu ka ndodhur. Nga sa mësohet, në sezonin e ri Çinari do të jetë pjesë e Premier Ligës armene. Skuadra që ka siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Partizanit është Noah. Ky ekip e mbylli edicionin e kaluar në elitën e futbollit armen në vendin e dytë të renditjes me vetëm dy pikë pas kampionëve të Piunik. Nga sa mësohet, kontrata e Çinarit do të jetë për dy sezone në Armeni me një vlerë më të majme seç i ofroi Vllaznia. Ndërsa në periudhën e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës, ekip të cilin për ironi të fatit do ta ketë përballë në turin e parë të Ligës së Konferencës.

A. URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"