Champions League e shahut, elita europiane zhvillon kompeticionin në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2023 | 12:59

Champions League e shahut, elita europiane zhvillon kompeticionin në Durrës

Prej disa ditësh Durrësi është kthyer kryeqendra europiane e shahut, pasi në qytetin bregdetar po mbahet edicioni i 38- të i Kupës Europiane për klube dhe Kupa e 27-të Europiane e klubeve për femra.

shah

Një eveniment madhor, që për herë të parë sjell në vendin tonë elitën dhe legjendat e këtij sporti. Kampionati këtë vit shënoi numrin rekord në pjesëmarrje me 110 ekipe, nga 34 federata europiane. Lojtarët, të ftuarit dhe zyrtarët u mirëpritën nga Presidenti i Unionit Europian të Shahut, Zurab Azmaparaishvili, Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut dhe Drejtor Ekzekutiv i Unionit Europian të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, si dhe Presidenti i Nderit i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi.

Aktiviteti ka nisur më 1 tetor dhe do ta ulë siparin më 8 tetor, ndërsa ndeshjet zhvillohen në 7 raunde, sipas sistemit zvicekëlqyer të kontinentit. Lista e ekipit të femrave, është gjithashtu mbresëlënëse, ku një dyshe të përsosur, si ajo e kampiones së botës, Mariya Muzytchuk, dhe tri herë kampione bote në shahun e shpejtë, Anna Muzytchuk. Kampiones së dhjetë në Botëror për femra, Antoaneta Stefanova. Medaliste e artë, me ekipin gjeorgjian në Olimpiadën e Shahut 2008, kampionen europiane individuale për femra, Nana Dzagnidze, dhe shumë shahiste të tjera të niveleve të larta! Në edicionin e 38-të të Kupës Europiane për klube dhe në Kupën e 27-të Europiane të klubeve për femra merr pjesë edhe Shqipëria, që në këtë kompeticion përfaqësohet me shahistët më të mirë të vendit. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Shqipëria shënoi një rezultat historik në shah, teksa sportistja e Teutës, Kler Çaku, u shpall kampione e Europës për moshat U-14.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"