Çështja ‘Negreira’, presidenti Tebas kapet me Barçën dhe me Realin për gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:55

Çështja ‘Negreira’, presidenti Tebas kapet me Barçën dhe me Realin për gjyqtarët

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, ka bërë një tjetër analizë në lidhje me çështjen “Negreira”, ku është përfshirë Barcelona. Nga ana tjetër, ai ka kritikuar ashpër edhe Realin e Madridit pas fushatës së këtij klubi kundër gjyqtarëve.

tebas

“Çështja ‘Negreira’ është problemi më i madh i reputacionit për La Ligën dhe Barcelonën. Kjo është një histori që do të marrë kohë për t’u sqaruar në mënyrë shteruese. Nuk mund të japë përgjigje vetëm një president i Barcelonës apo dy.

Mendoj se është e vështirë të sqarohet pse Barcelona pagoi zëvendëspresidentin e arbitrave”, tha Tebas. Më pas ai iu kundërvu dhe Realit. “Nuk e kuptoj sjelljen e Realit ndaj gjyqtarëve. Nëse kapen me rastin e fundit të golit të anuluar në Barcelonë, mendoj se e kanë gabim, sepse të gjithë kanë rënë dakord se Asensio ishte në pozicion jashtë loje. Kjo është një fushatë që nuk më pëlqen, nuk është e ndershme”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"