Canaj “vë në peshore” Tiranën dhe Partizanin: Të kuqtë kanë oshilacione, bardheblutë duken të stabilizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 22:28

Canaj “vë në peshore” Tiranën dhe Partizanin: Të kuqtë kanë oshilacione, bardheblutë duken të stabilizuar

Partizani dhe Tirana vazhdojnë garën në distancë për titullin kampion. Të kuqtë fituan 2-1 ndaj Vllaznisë, ndërsa Tirana mundi 1-3 Laçin. Bardheblutë kryesojnë kampionatin, teksa dy javë para fundit kanë 2 pikë më shumë. I ftuar në Sport News në News 24 ishte i mirënjohuri, Agim Canaj, i cili analizoi situatën aktuale në elitën e futbollit shqiptar, teksa ndër të tjera u shpreh: 

f5-1

“Unë do ta nis nga derbi. Kampionati, të paktën në luftën për titull, nuk është më në dorën e Partizanit. Laçi u bë pengesë me e lehtë nga çfarë pritej për Tiranën.

Partizani pati probleme, edhe në derbi edhe sot. Shoh oshilacione shumë brenda grupit të kuq. Në këto momente që flasim, Tirana është më e stabilizuar, edhe nëse bie mund të ngrihet shumë shpejt.

Asnjëherë nuk e mendoja këtë fund kampionati spektakolar. Ne e nisëm nga derbi sepse është shumë ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Tirana vinte me shumë mungesa, Partizani kishte rezerva të mira.

 

Laçi – Tirana – Po i shikoja të dy ndeshjet paralele. Sot Tirana i zgjidhi mirë gjërat edhe në aspektin taktik. Hasani ishte i pambuluar në kuptimin e vendosjes. Tirana e dominoi, po ta shikosh golat erdhën nga zhvendosjet nga krahët. Te kurbinasit e kemi parë edhe më përpara këtë pësimin e golave. Po ta shikosh Laccin në prapavijë, ka pësuar shumë gola. Tirana di të menaxhojë, ka mjaft personalitet” – dekaroi Canaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"