Bylisi me mendjen te të rinjtë, si market për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 18:07

Bylisi me mendjen te të rinjtë, si market për Superioren

Bylisi prej vitesh po përpiqet të bëjë si skuadrat me traditë në vendin tonë, duke shitur lojtarët dhe përfituar të ardhura të rëndësishme. Jo më kot drejtuesit zgjedhin elemente të rinj e të talentuar për t’i promovuar në Kategorinë e Parë dhe Superiore e me pas për t’i shitur brenda dhe jashtë vendit.

bylis

Gazeta mëson se së fundmi ka interes për Renato Beqajn, portierin 19-vjeçar, që është edhe pjesë e përfaqësueses Shpresa. Gjithashtu, Aleks Peralta ka përfunduar në radarët e klubeve të tjera. Ky i fundit ishte një nga zbulimet e sezonit të shkuar në Ballsh dhe padyshim që bindi me performancën e treguar, ashtu sikurse në Superiore pritet që të jetë një element shumë i rëndësishëm për mallakastriotët në rast se nuk largohet kundrejt një shume të majme.

Raportohet gjithashtu se interes ka pasur se fundmi edhe për tre lojtarë të tjerë, që tashmë janë kulmin e karrierës dhe presin hapin e madh. Fjala është për treshen e mesfushës Abubakar Kamara, Xhoel Maçolli dhe Flamur Ruçi. Ata kanë qenë pjesë edhe e Bylisit të Superiores dy vite më parë, ndërsa eksperienca nuk u mungon. Interes për ta ka pasur edhe verën e shkuar, por klubi nuk arriti t’i shiste jashtë vendit.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"