Burraj zhgënjen në Botërorin e Atletikës, sportisti shkodran nuk arrin të lërë gjurmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 11:44

Burraj zhgënjen në Botërorin e Atletikës, sportisti shkodran nuk arrin të lërë gjurmë

Në Kampionatin Botëror të Atletikës që po mbahet në Budapest, dje ka konkurruar për Shqipërinë edhe Franko Burraj. Kampioni shkodran mori pjesë në garën e 200 metrave, por pa mundur që të lerë gjurmë.

BURRAJ

Me kohën 21.52 ai u rendit i fundit në Baterinë 1, ndërsa me këtë rezultat u klasifikua në vend të 52-të ndërmjet 54 konkurrentëve që mbyllën garën. Kujtojmë se Franko Burraj mban rekordin kombëtar për Shqipërinë në disiplinën e 200 metrave, me kohën 21.19 të vendosur në qershor gjatë Lojërave Europiane.

Burraj mban gjithashtu edhe rekordin kombëtar në 400 metra me kohën 46.16.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"