Botërori në Serbi, Abakarov e Dudaev përfaqësojnë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2022 | 22:06

Botërori në Serbi, Abakarov e Dudaev përfaqësojnë Shqipërinë

Shqipëria tashmë është gati për Kampionatin Botëror të mundjes që do të mbahet në Beograd, duke nisur nga dita e sotme e deri më 18 shtator. Kuqezinjtë në këtë eveniment madhor do të përfaqësohen nga Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, dy sportistë me origjinë çeçene, të cilët, siç dihet, rreth një vit më parë u pajisën me pasaporta shqiptare.

medalje

Në prag të Botërorit, dy mundësit kanë zhvilluar edhe një fazë përgatitore në Azerbajxhan, për të qenë sa më në formë për këtë aktivitet të rëndësishëm. Të dy mundësit do të konkurrojnë në stilin e lirë, teksa Abakarov bën pjesë në kategorinë e peshave -57 kg, ndërsa Dudaev në atë 61 kg. Federata Shqiptare e Mundjes ka pritshmëri të larta nga këta sportistë, të cilët kanë shkëlqyer në kompeticionet e mëparshme nën ngjyrat e flamurit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"