Botërori i Notit/ Shpëtoi notaren pasi ajo humbi ndjenjat në pishinë, flet trajnerja: U hodha instinktivisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 16:52

Botërori i Notit/ Shpëtoi notaren pasi ajo humbi ndjenjat në pishinë, flet trajnerja: U hodha instinktivisht

Një moment i frikshëm ka ndodhur në Kampionatin Botëror të notit që po zhvillohet në Hungari, teksa gjatë garës notarja amerikane, Anita Alvarez, humbi ndjenjat. Ajo ndodhej në pishinë duke konkurruar me rivalët, por humbi ndjenjat dhe u zhyt deri në fundin e pishinës për disa sekonda. Për fatin e mirë të saj, ndërhyrja e shpejtë e trajneres dhe ekipit mjekësor rezultuan të ishin vendimtare për jetën e saj, të cilët stabilizuan gjendjen shëndetësore të 25-vjeçares.

45345345345

Pas këtij momenti të frikshëm, është prononcuar trajnerja Andrea Fuentes, e cila bëri heroinën duke i shpëtuar jetën notares. “U hodha menjëherë në pishinë instinktivisht, pasi personat e sigurisë nuk po reagonin. Kur pashë se ajo nuk merrte frymë, u tremba por lajmi i mirë është se tani gjithçka është në rregull dhe Anita ndihet mirë.

Sporti ynë nuk është i ndryshëm nga të tjerët, është vetëm në pishinë. Shkojmë deri në kufi dhe herë e zbulojmë, ndonjëherë harrojmë që kjo po ndodh. Maratonë, çiklizëm, skena të ngjashme kemi parë kudo ku atletët përpiqen, ndonjëherë dështojnë dhe ndonjëherë kanë nevojë për ndihmë”, ishin fjalët e trajneres pas shpëtimit të sportistes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"