Botërori i notit, 19-vjeçari hungarez thyen rekordin e Majkëll Felps

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2019 | 9:20

Botërori i notit, 19-vjeçari hungarez thyen rekordin e Majkëll Felps

Kampionati botëror i notit që po mbahet Guangju të Korësë së Jugut, në ditën e katërt të tij regjistroi një rezultat historik. Kristof Milak vendosi një rekord të ri botëror në garën e 200 metrave stil delfini, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Majkëll Felps prej 10 vitesh.

Kristof Milak

Hungarezi 19-vjeçar i mahniti të gjithë duke e ndalur kronometrin në 1’50″73, ndërkohë që rezultati i amerikanit shënonte 1’51″51. Një rezultat fantastik që e bën hungarezin notarin e parë të lindur në mijëvjeçarin e ri që shpallet kampion bote.

“Është një nder i madh të thyesh një rekord botëror të notarëve kaq të mëdhenj. Kur pashë kohën, i gjithë presioni dhe tensioni m’u larguan dhe nuk arrija të përmbahesha nga gëzimi”, ishin fjalët e para të 19-vjeçarit pas vendosjes së rekordit të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"