BOTËRORI I MUNDJES/ Shqipëria me 6 sportistë në Beograd, një vit më parë Abakarov bënte historinë me medalje ari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2023 | 11:25

BOTËRORI I MUNDJES/ Shqipëria me 6 sportistë në Beograd, një vit më parë Abakarov bënte historinë me medalje ari

Sporti i mundjes është në prag të kompeticionit më të rëndësishëm vjetor, Kampionatit Botëror 2023, eveniment që do të mbahet në Beograd nga data 16 deri më 24 shtator.

abakarov

Shqipëria rikthehet në këtë aktivitet, një vit pasi shkroi historinë me Zelimkhan Abakarovin, i cili në edicionin e kaluar triumfonte pikërisht në Beograd, duke fituar medalje të artë historike për ekipin kuqezi.

Kombëtarja jonë në Botëror do të përfaqësohet me 6 mundës, të cilët do të konkurrojnë në stilin e lirë dhe në atë greko-roman. Kështu, në stilin e lirë ngjyrat e flamurit kuqezi do të mbrohen nga Zelimkhan Abakarov në peshën 57 kilogram, Islam Dudaev në peshën 65 kilogram dhe Paris Karepi në peshën 125 kilogram.

Ndërsa për sa i përket stilit klasik, siç njihet ndryshe edhe stili greko-roman, Shqipëria do të përfaqësohet nga Bajram Sina në peshën 60 kilogram dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogram.

Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë edhe në garat për femra, me Albina Drazhin në kategorinë e peshave 65 kg. Pritshmëritë më të mëdha mbeten te dyshja Abakarov-Dudaev, me të cilët Federata Shqiptare e Mundjes synon të futet në zonën e medaljeve.

Theksojmë se Botërori 2023, përveçse aktiviteti më i rëndësishëm sezonal i mundjes, është gjithashtu edhe kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

45465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"